Banesa përfshihet nga flakët në Maliq, humb jetën nëna, në gjendje të rëndë dy fëmijët

Banesa përfshihet nga flakët në Maliq, humb…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në qytetin e Maliqit në Korçë, ku një banesë është përfshirë nga flakët. Sipas informacionit paraprak, tre persona kanë pësuar djegie, një nënë dhe dy fëmijët e saj.

Autoritetet bëjnë me dije se nëna rreth 40 vjeç ka ndërruar jetë nga asfiksia pas mbërritjes në Spitalin Rajonal të Korçës. Ndërkohë, dy fëmijët e saj, 14 dhe 6 vjeç, ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po marrin trajtim në spital.

Shkaqet e zjarrit ende nuk janë të qarta, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe policia vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes tragjike.

Informacion paraprak: 

Rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. A. Si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë për ndihmë shëndetësore në spital shtetasja M. A. dhe dy fëmijët e saj të mitur, 14 dhe 6 vjeç. Dyshohet se si pasojë e asfiksisë shtetasja M. A., ka ndërruar jetë në spital. Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit