Banka Botërore: Ekonomia e Shqipërisë rrezikohet nga PPP-të 

Banka Botërore: Ekonomia e Shqipërisë rrezikohet nga…

Ekonomia e Shqipërisë përgjatë vitit 2023 rrezikohet më së shumti kontratat koncesionare me Partneritet Publik-Privat. Kështu ka raportuar Banka Botërore në publikimin e saj më të fundit. BB ka renditur si rrezik edhe normën e lartë të inflacionit si dhe frenimin e aktiviteteve ekonomike në Eurozonë. BB la të pandryshuar projeksionin për rritjen ekonomike të Shqipërisë. PBB-ja e vendit tonë do të zgjerohet me 2.2 % këtë vit dhe me 3.4% vitin e ardhshëm, në të njëjtat vlera si në parashikimet e janarit.

Por, duke theksuar se gjendemi përballë një rreziku të lartë financiar, që po pengon zhvillimin ekonomik të vendit. Për shkak se çmimet vazhdojnë të rriten dhe të ardhurat jo.  

Ngadalësimi në Evropë dhe përfundimi i rindërtimit të pasojave të tërmetit do të ndikojnë gjithashtu. Eksportet, konsumi dhe investimet do të rriten me ritme më të ulëta se në periudhën para-pandemisë. Rritja të mëtejshme e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë janë rrezik kryesor për rritjen ekonomike, pasi ato mund të ndikojnë në rënien e të ardhurave reale të disponueshme, të ngadalësojnë varfërinë dhe të kufizojnë hapësirën fiskale të vendit”, thuhet në raport

Gjithashtu, Banka tregon se sfida kryesore e vendit është popullsia me rënie edhe për shkak të migrimit të madh dhe cilësia e dobët të fuqisë punëtore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit