Një qytetar nga zona e 3-shit në Tiranë, pranë shkollës private Sarina, ka denoncuar mungesën e ujit prej më shumë se dy javësh. Sipas tij, banorët kanë kontaktuar disa herë me UKT-në, por përgjigjja ka qenë se problemi është raportuar, pa pasur ndërhyrje konkrete për rikthimin e furnizimit me ujë.
Krahas mungesës së ujit, qytetari denoncon edhe bllokimin e pusetave të një pallati, nga ku rrjedhin ujëra të zeza. Sipas tij, punonjësit kanë shkuar në vendngjarje, por nuk kanë mundur të hapin pusetën pasi nuk kishin mjetet e nevojshme. “Thanë që do vijnë përsëri, por ky muhabet ka që në maj dhe nuk kanë ardhur akoma”, shkruan ai.
Qytetari shprehet i shqetësuar për kushtet në të cilat po jetojnë banorët, veçanërisht për shkak të temperaturave të larta dhe pranisë së fëmijëve të vegjël. Ai kërkon ndërhyrjen e institucioneve për zgjidhjen e problemit, duke theksuar se mungesa e ujit dhe aromat e rënda të ujërave të zeza e kanë bërë situatën të vështirë për banorët e zonës.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F2252780645479576%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>