Banorët e Bërxullës futen në zyrën e Dallëndyshe Bicit: Kërkojmë legalizimin e pronave

Banorët e Bërxullës futen në zyrën e…

Ndërsa vazhdonin protestën para Kadastrës, banorët e Bërxullës janë futur brenda ambienteve duke iu drejtuar zyrës së Dallëndyshe Bicit. Banorët thonë se nga Bici kërkojnë legalizimin sa më parë të banesave.

Kërkojmë të drejtën e certifikimit të pronës. DO kërkojmë pse po vonohen procedurat. ARRSH ka sjellë një shkresë këtu për të mos bërë certifikimin e banesave. Kjo shkresë duhet të hidhet poshtë dhe të zbatohet ligji”, tha një prej banorëve.

Prej disa javësh ata protestojnë çdo ditë për të mbrojtur banesat e tyre që preken nga ndërtimi i rrugës Thuman-Kashar. Ata janë dakord që shtëpitë të shemben, por qeveria duhet t’i kompensojë me çmimin e tregut.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit