Banorët e Bërxullës nuk i ndalin protestat: Qeveria ka afat deri të martën të gjejë zgjidhje

Banorët e Bërxullës nuk i ndalin protestat:…

Banorët e Bërxullës kanë 6 muaj që protestojnë kundër ndërtimit të aksit ‘Thumanë-Kashar’, segmenti 20.9 kilometrash pjesë e autostradës Milot –Fier. Me ndryshimin e projektit banorët deklarojnë se parashikohet të shemben banesat e tyre, por qeveria nuk i shpronëson me vlerën reale të pronës. Për këtë arsye ata kanë dalë sërish sot në protestë dhe i bëjnë thirrje qeverisë që të ulet dhe të dëgjojë kërkesat e tyre. 

Në një prononcim për mediat, kryeplaku i Bërxullës thotë se nuk do të lejojnë në asnjë mënyrë që të ndërtohet rruga. Ai tha se sot kanë dalë para Hipotekës pasi u është sosur durimi duke protestuar në Bërxullë, ku asnjë nga pushtetarët nuk po u jep përgjigje. Madje ai ka thënë se i lënë qeverisë afat deri të martën që vjen për një zgjedhje, në të kundërt ata do të nisin protestat 24 orë.

I bëj thirrje drejtores së Hipotekës të bëjë zhbllokimin e këtyre pronave dhe të jepet një zgjidhje. Që të zhvillohet rruga pa na dhënë neve titujt e certifikatës së pronësisë, s’do bëhet. Ne rrugën nuk do e lëmë të zhvillohet, sikur të na zhdukin të gjithëve. Kjo të zgjidhet sa më shpejt.

Banorëve po u soset durimi. I kërkoj drejtoresh së përgjithshme, nuk ia dimë ecurinë i kërkojmë të marri  masa dhe të zhbllokojë certifikimin e këtyre banesave.  S’po na jepet përgjigje për vlerën e banesave, për akomodimin e këtyre banorëve. Në të kundërt do të nisim protesta 24 orëshe. Afati jonë është deri ditën e martë”, u shpreh kryeplaku i Bërxulles.

Të vendosur, thonë se ato do të mbrojnë tokat e tyre deri në vetëflijim, dhe se nuk do të lejojnë firmën ‘Gener 2’  të futet në tokat e tyre, pa arritur më parë një marrëveshje me to.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit