Banorët e Bërxullës: Po bëjnë një masakër të madhe, projekti është bërë në Itali me 'Google Maps'

Banorët e Bërxullës: Po bëjnë një masakër…

Banorët e Bërxullës akuzojnë qeverinë se projekti për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar është bërë nga italianë përmes “Google Maps”, pa marrë fare parasysh se aty ndodhen banesa. Sot në protestë ata kërkojnë  informacion mbi gjendjen e pronave të tyre dhe banesave, ndërsa kërkojnë që të legalizohen sipas ligjit. Më tutje një banor tha se qeveria po kryen një masakër të madhe me ta për të kënaqur disa biznesmenë që do të ndërtojnë aty.

Ku është ligji? E ka përcaktuar qartë që të gjithë ndërtimet informale deri në 2006 duhet të legalizohen. Deri në 2022-shin, nuk ka pasur asnjë projekt për këtë zonë. Sot del projekti dhe thotë; nuk certifikohen pronat dhe banesat. S’kemi asnjë lloj përgjigje, asnjë informacion dhe nuk kemi asnjë projekt të rrugës. Nuk i jepet asnjë zgjidhje atij ngërçi.

 Kjo rrugë në këtë njësi është e vështirë që të zhvillohet, pasi nuk i jepet akses banorëve për rrugë dytësore, as për mbikalime apo nënkalime, apo se si linjat e interkonjeksionit janë për t’u lëvizur. Institucionet nuk janë në gjendje të japin përgjigje, dhe këtu po bëhet masakër e madhe. Na jepni një sqarim mbi këto paligjshmëri. Projekti është bërë në Itali me google, pa i ditur terreni ”, tha një prej banorëve.

Ndërsa tregoi se qeveria planifikon të prish gjithçka duke filluar që nga Rinasi tek rruga për në Tiranë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit