Banorët e Big Brother kundër Semit: Shumë e varur nga Donaldi

Banorët e Big Brother kundër Semit: Shumë…

Raporti i afërt mes Donaldit dhe Semit u ka rënë në sy të gjithëve brenda dhe jahstë shtëpisë së Big Brother Vip. Por Iliri, Fifi, Arditi dhe Paloma në dhomën e dënimeve kanë komentuar sjelljen e Donaldit, por nuk kanë lënë pas as atë të Semit në lidhje me aktorin e humorit. Sipas banorëve, marrëdhënia me Donaldin do ta penalizojë Semin. Ato thonë se këngëtarja është gjithë kohës pas Donaldit dhe është e përqendruar vetëm te ai.

Pjesë nga biseda: 

Paloma: Semi deri diku rri aty, mbyllet në atë strofullën e vet me Donaldin edhe s’…

Arditi: Ka për ta penalizuar Semin kjo marrëdhënia me Donaldin, shumë. Ka për të penalizuar se është shumë e përqendruar vetëm te Donaldi.

Paloma: Vetëm Donaldi, rri aty te strofulla e Donaldit, ku është Donaldi, mbrapa Donaldit

Kujtojmë se në një bisedë të zhvilluar më herët, Semi u ka bërë të qartë se me Donaldin kanë raport shoqëror që nga jashtë. Po ashtu, në pyetjet që Paloma i ka drejtuar Donaldit, Semi “ka nxjerrë thonjtë” dhe i është kundërpërgjigjur konkurrentes duke mbrojtur shoqen e saj të ngushtë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit