Shiko videon këtu!
Banorët e fshatit Domje në Vorë kanë ngritur shqetësimin e tyre për gjendjen e rënduar të rrugës “Havzi Nela”. Në një denoncim për TVA News, ata shprehen se prej vitesh nuk është bërë asnjë investim nga institucionet, duke i detyruar të shpenzojnë nga të ardhurat e tyre për ta rregulluar një pjesë të saj.
Megjithatë, situata është përkeqësuar pasi punimet e kryera nga Bashkia Vorë në zonë kanë dëmtuar asfaltin e shtruar nga vetë banorët. Makinat e rënda që lëvizin për shkak të projekteve të ndryshme të infrastrukturës kanë shkatërruar rrugën, ndërsa askush nuk ka marrë masa për rikonstruksionin e saj.
“Pershendetje TVA. Dua te denoncoj Bashkine Vore me ne krye Z. Blerim Shera!
Shikoni ne cfare gjendje te mjerueshme eshte rruga Havzi Nela ne fshatin Domje, Tirane!
Edhe pak rruge qe kishin shtruar vete banoret e fshatit, ne nje fare menyre e ka prishur komuna e Vores pasi vijne bejn punime te ndryshme me kanalizime, duke e prishur asfaltin qe e kemi shtruar me leket tona dhe nuk e rregullojne serish!
Deri kur do zgjase ky fenomen ne Shqiperi?? Jemi ne vitin 2025, akoma me rruge te pa asfaltuara”, shprehet një prej banorëve të revoltuar.
Ata kërkojnë një përgjigje nga autoritetet dhe një zgjidhje të menjëhershme për këtë problem, që prej kohësh po vështirëson jetesën e tyre të përditshme.