Banorët e Floridës e përballojnë uraganin Ian duke bërë not dhe valvitur flamurin amerikan

Banorët e Floridës e përballojnë uraganin Ian…

Shteti i Floridës është goditur nga uragani Ian, që është klasifikuar tashmë në një stuhi të kategorisë së pestë dhe po lëviz me një shpejtësi prej 250 kilometrash në orë.

Shumë biznese në Florida janë mbyllur dhe zyrtarët urdhëruan 2.5 milionë njerëz të evakuohen ndërsa autoritetet lokale morën të gjitha masat mbrojtëse të mundshme për të frenuar katastrofën, raporton Daily Mail.

Fort Myers ishte një nga qytetet e para që u godit nga Ian, me imazhe apokaliptike pas rritjes fillestare që tregonin shtëpitë e shkatërruara.

Por kjo nuk i ka penguar disa njerëz me guxim të çmendur që të dalin në rrugë dhe ta përballojnë uraganin duke notuar, duke lundruar me motor Jetski apo dhe thjesht duke valvitur flamurin amerikan.

Në Fort Meyers, pavarësisht përmbytjeve të mëdha dy persona provuan të tregonin aftësitë e tyre duke notuar në ujin që vërshonte rrugës.

Vetëm disa milje në jug, në Kepin e Koralit, një burrë u ngrit në mëngjes herët për të treguar krenarinë e tij patriotike, duke valëvitur një flamur amerikan në një rrugë të shkretë e shkatërruar nga erërat e forta të uraganit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit