Banorët e fshatit Sohodoll, në Dibër, po përballen me një krizë të thellë furnizimi me ujë të pijshëm, e cila ka zgjatur tashmë gati dy javë. Megjithëse janë drejtuar me ankesa të përsëritura, situata mbetet e pandryshuar, duke e vënë komunitetin në vështirësi të mëdha për nevojat më elementare të jetesës.
Ndërkohë, disa zona të tjera në rrethinë duket se nuk përballen me të njëjtin problem, duke përdorur ujin edhe për vaditjen e kopshtave dhe të pemëve, çka nxjerr në pah një padrejtësi flagrante dhe një mungesë serioze menaxhimi të burimeve ujore.
Banorët denoncojnë se kryeplaku i fshatit ka treguar indiferencë të plotë dhe madje tallje, duke i mbajtur me premtime të pambajtura për rikthimin e furnizimit.
Situata ka krijuar tension dhe shqetësim të madh në komunitet, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përkatëse.
Denoncimi i qytetarit:
Përshëndetje JOQ, ankohei për ujë të pijshëm në një zonë të Dibrës në fshatin Sohodoll. Ne po vuajm për ujë të pijshëm prej 2 javësh, banorët e fshatit janë ngritur në këmbë për ankesë dhe nuk ka asnjë shenjë uji. Ju lutem publikojeni këtë rast! Disa zona të tjera tallen me ujin e pijshëm duke vaditur dhe pemët ndërsa ne vuajmë. Ndërsa kryeplaku i fshatit nuk e vret mendjen për asgjë, tallet me banorët e fshatit duke i gënjyer se do të vendosi ujë 24 orë.
<iframe width=”458″ height=”815″ src=”https://www.youtube.com/embed/aARqTlbbS1A” title=”Banorët e Sohodolit: Dy javë pa ujë të pijshëm, kryeplaku tallet me ne” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>