Një qytetar nga fshati Verri, në zonën e Mokrës në Pogradec, denoncon mungesën e investimeve në infrastrukturë, duke ngritur shqetësimin për një rrugë prej vetëm 2 kilometrash, e cila sipas tij u premtohet banorëve prej 12 vitesh, por ende nuk është ndërtuar.
Në mesazhin e dërguar, qytetari shprehet i revoltuar nga premtimet e pambajtura dhe kërkon reagimin e institucioneve përgjegjëse.
“Prej 12 vitesh na premtojnë një rrugë vetëm 2 kilometra dhe ende nuk e kanë bërë. Qeveria po tallet me ne dhe me taksat tona. Këto janë arsyet pse duhet të ngrihemi dhe të protestojmë kundër kësaj qeverisjeje”, shprehet qytetari.
Banorët kërkojnë që premtimet të kthehen në vepra konkrete dhe që rruga të marrë zgjidhje sa më parë.
Deri kur do të duhet të presin banorët e fshatit Verri për 2 kilometra rrugë?