Banorët e Gjegjanit protestojnë për mbrojtejn e burimeve ujore

Banorët e Gjegjanit protestojnë për mbrojtejn e…

Kjo e dielë (25/02/2024) ka ngritur në protestë banorët e tre fshatrave në zonën e Gjegjanit në Pukë, të cilët kundërshtojnë një projekt për ndërtimin e disa HEC-eve.

Banorët e fshatrave Kalivares, Kumzes dhe Mesuli kanë kërkuar anulimin e projektit pasi sipas tyre dëmtohen burimet ujore që janë jetike për ta. Protestuesit kanë akuzuar institucionet që kanë ndërmarrë nismën e investimit në zonë për falsifikim të firmave. Banorët paralajmëruan kallëzim penal në prokurori për personat përgjegjës.

Ata bllokuan rrugën për disa minuta, duke u shprehur të gatshëm për t’i shkuar deri në fund betejës për të mbrojtur burimet e tyre ujore. Në pankarta ndër të tjera ata shkruanin “Hiqni Dore nga Heci se do të ketë pasoja materiale dhe njerëzore”!

Lejet për ndërtimin e HEC-eve në zonën e Pukës janë dhënë gjatë muajve të fundit, por punimet në terren nuk kanë nisur ende. Sipas banorëve lejet janë dhënë pa marrë fare në konsideratë opinionin e tyre!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit