Banorët e Hotit të Ri: Rruga e pakalueshme sa herë bie shi, fëmijët s’shkojnë dot në shkollë

Banorët e Hotit të Ri: Rruga e…

Banorët e fshatit Hot i Ri, Shkodër kanë ngritur shqetësimin për gjendjen e rënduar të rrugës kryesore e cila sipas tyre është bërë pothuajse e pakalueshme, veçanërisht gjatë ditëve me reshje shiu.

Sipas një denoncimi të mbërritur nga një qytetar, rruga mbushet me baltë dhe ujë sa herë që bie shi, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e banorëve dhe duke rrezikuar veçanërisht fëmijët që shkojnë çdo ditë në shkollë.

Sipas banorëve, problemet kryesore të rrugës janë: grumbullimi i baltës dhe ujit pas reshjeve,gropa dhe deformime të shumta në asfalt, që rrezikojnë automjetet dhe këmbësorët dhe mungesa e mirëmbajtjes dhe e sinjalistikës rrugore.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse për rehabilitimin e rrugës, duke theksuar se gjendja aktuale rrezikon përditë sigurinë e komunitetit.

Në denoncimin e tij, qytetari i bën thirrje edhe kryetarit të Benet Beci që të vizitojë nga afër zonën dhe të shohë situatën në terren.

Denoncimi i qytetarit:

Dua të bëj një denoncim shumë urgjent për gjendjen e rrugës ne fshatin HOT I RI SHKODER Situata është katastrofike dhe çdo ditë rrezikon jetën e fëmijëve dhe qytetarëve që e përdorin këtë rrugë.

Kur bie shi, rruga mbushet me baltë dhe ujë të grumbulluar, duke e bërë pothuajse të pamundur kalimin. Fëmijët që duhet të shkojnë në shkollë shpesh detyrohen të kalojnë trotuare të rrëshqitshme ose të zhytura në baltë, gjë që është jashtëzakonisht e rrezikshme. Shumë prej tyre mund të rrëshqasin, të lëndohen ose të rrezikojnë të goditen nga automjete

Problemet kryesore të rrugës janë:

• Baltë dhe ujë i grumbulluar pas reshjeve të shiut

• Gropa dhe deformime të shumta që rrezikojnë automjetet dhe këmbësorët

• Mungesa e mirëmbajtjes dhe e sinjalistikës, duke e bërë rrugën të pasigurt për çdo përdoruesKjo situatë është e papranueshme dhe kërkon ndërhyrje urgjente. Ju lutem, ndërmerrni masat e nevojshme për riparimin e rrugës, në mënyrë që fëmijët dhe qytetarët të mund te levizin mir Dua ti bej dhe thirrje benet becit te vin ta vizitojn fshatin dhe ta shohin qfar gjende esht

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit