Banorët e Kasharit 30 minuta ujë në ditë, depozita shkarkon në rrugë

Banorët e Kasharit 30 minuta ujë në…

Një banor i njësisë administrative Kashar ka ngritur një shqetësim për mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm në zonë. Sipas tij, uji vjen vetëm 30 minuta në mëngjes, që është e pamjaftueshme për nevojat bazë të banorëve.

Qytetari që denoncon rastin, shkruan se ndërkohë që banorët vuajnë mungesën e ujit, një pjesë e konsiderueshme e tij derdhet në rrugë për shkak të shkarkimit nga depozitat. Kjo situatë po përsëritet prej kohësh dhe nuk ka patur asnjë ndërhyrje.

Banori në emër dhe të banorëve të tjerë kërkon zgjidhje urgjente nga bashkia dhe ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë për të siguruar furnizim të rregullt dhe të qëndrueshëm me ujë në zonën e Kasharit, sidomos tani gjatë verës.

“Pershendetje! Jam nje banor i njesise administrative kashar dhe kemi problematik me ujin. E hapin vetem 30 min te mengjes dhe thone nuk uje ku nderkohe depo shkarkohet ne rruge”, shkruan qytetari.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit