Banorët e Leminotit si mos më keq: Rruga e degraduar, ujërat e zeza rrezik infeksioni

Banorët e Leminotit si mos më keq:…

Banorët e fshatit Leminot, në Bashkinë Maliq të Korçës, po përballen prej kohësh me një problem serioz të infrastrukturës rrugore dhe kanalizimeve. Rruga kryesore e fshatit është çarë në mes si pasojë e shpërthimit të ujërave të zeza, duke e bërë të pamundur qarkullimin normal të njerëzve dhe mjeteve. Sipas banorëve, situata është përkeqësuar dita-ditës, ndërsa institucionet vendore kanë mbetur indiferente ndaj thirrjeve për ndihmë.

“”Përshëndetje joq ne fshatin leminot bashkia Maliq Korçe ka nje problem te madh me rruget dhe kanalizimet ujerat e zeza eshte car rruga ne mes sepse kane plasur ujerat e zeza bashkia nuk e ve ujit ne zjarr fare nuk po jetojmë dot nga era e keqe te pusetave te lutem mundet ti shpërndash pak videot qe do ti çoj” – thotë një nga banorët që ka dokumentuar gjendjen me video.

Përveç ndotjes, ekziston edhe rreziku i përhapjes së infeksioneve, sidomos gjatë muajve të nxehtë të verës. Fëmijët nuk mund të luajnë më jashtë dhe të moshuarit shmangin rrugën për shkak të terrenit të dëmtuar dhe të rrëshqitshëm. Banorët i bëjnë thirrje urgjente Bashkisë së Maliqit me në krye Gëzim Topçiu dhe institucioneve përkatëse që të ndërhyjnë sa më parë për rikonstruksionin e rrugës dhe sistemimin e kanalizimeve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit