
Prej më shumë se një jave, banorët e një pallati pranë kthesës së Kamzës, ngjitur me spitalin Hygeia dhe përballë terminalit Veri-Jug, po jetojnë pa furnizim me ujë të pijshëm. Ndërkohë që pallati ngjitur ka ujë rregullisht, ata ndihen të diskriminuar dhe të braktisur nga institucionet. Mungesa e ujit ka vështirësuar jetesën e përditshme dhe ka krijuar zemërim mes qytetarëve të zonës.
Banorët tregojnë se përballen çdo ditë me vështirësi për të përmbushur nevojat bazë dhe janë të detyruar të blejnë ujë ose ta transportojnë nga zona të tjera. Ata shprehen se nuk kanë marrë asnjë njoftim nga autoritetet dhe nuk ka pasur asnjë ndërhyrje për zgjidhjen e problemit. Ndërkohë, pallatet pranë nuk kanë asnjë mungesë në furnizim, duke ngritur dyshime për menaxhim të pabarabartë të rrjetit.
“Pershendetje! Jam nje qytetare nga Tirana, banoj te kthesa e Kamez, pallati ngjitur me spitalin Hygeia, perballe terminalit Veri-Jug. Kemi nje jave pa pike uji. Nderkohe qe pallati ngjitur me ne ka uje. Ju lutem publikojeni“, shkruan qytetarja.
Qytetarët i bëjnë thirrje UKT-së dhe bashkisë së Tiranës të reagojnë urgjentisht dhe të rikthejnë shërbimin e ujit, i cili është një e drejtë bazë për çdo familje. Ata paralajmërojnë se, nëse nuk merren masa, janë të gatshëm të organizohen dhe të protestojnë përballë institucioneve përgjegjëse.