
Këta janë banorët e pallatit 10-katësh, te ish-parku i autobusëve në Tiranë, i cili u përfshi nga flakët në datë 14 shtator.
Pallati i ndërtuar në vitin 2021 nga biznesmeni vlonjat Tanush Mëhillaj, rrezikoi jetën e banorëve, teksa banorët janë mbledhur sot para Bashkisë së Tiranës pasi nuk kanë informacion lidhur me projektin e rikonstruksionit të pjesës së brendshme të pallatit.
Banorët e pallatit jetojnë me qira me lekët e tyre, teksa bëjnë me dije se ende nuk janë në dijeni të shkakut të rënies së zjarrit në pallat, përveç se dinë se përhapja e zjarrit ishte si pasojë e materialit të fasadës me përmbajtje nafte.