Banorët e Sarandës të ngujuar në pallat, hyrja bllokohet nga punimet e firmës "Albstar"

Banorët e Sarandës të ngujuar në pallat,…

Një denoncim ka ardhur në redaksinë tonë nga një qytetar i lagjes nr.4 në Sarandë, lidhur me mosrespektimin e distancave dhe hapësirat e nevojshme për lëvizje nga firma e ndërtimit “Albstar”.

Ai shprehet se nuk ka mundësi të dalë nga banesa për shkak të punimeve të një firme ndërtimi. Firma “Albstar,” e cila ka nisur ndërtimin e një pallati të ri në zonë, ka hapur një gropë të madhe duke bllokuar plotësisht hyrjen e pallatit aktual, çka ka bërë të pamundur lëvizjen e banorëve, duke shkaktuar shqetësim te banorët.

Përveç sigurisë dhe lëvizjes së lirë, qytetari ngre edhe çështjen e mungesës së transparencës dhe përgjegjësisë nga ana e autoriteteve lokale, duke theksuar se babëzia për ndërtim po kalon çdo kufi, duke cenuar cilësinë e jetës në komunitet.

“Pershendetje JOQ, jam nje qytetar i cili banoj ne nje pallat ne Sarande lagja 4 dhe skam mundesi te dal nga banesa per ne pune pasi na kane bllokuar hyrjen e pallatit nje firme nga tirana e cila po hap grop per te ndertuar pallat. Nuk e di si jepen keto leje ndertimi duke mos respektuar distancen dhe mbyllur rrugen. Nuk dime me se ku jetojme, ka arrit babezia kulmin”, shkruan qytetari.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit