Banorët e Shkozës po përballen me një situatë të paprecedentë prej dy muajsh, pasi tubacionet e ujit po furnizojnë rrugët me ujë.
Qytetarët kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm për nevojat e përditshme. Të revoltuar, ata kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të riparuar infrastrukturën e dëmtuar.
Shumë prej tyre kanë shprehur shqetësim për mungesën e ndërhyrjes nga institucionet pasi pa ujë nuk mund të kryejnë higjienë të përditshme, ndërsa rrugët janë kthyer në përrenj, duke ndikuar në lëvizjen e qytetarëve.