Banorët e 'Varrit të Bamit' në alarm: Era fekale, ujëra të zeza dhe neglizhencë nga UKT

Banorët e ‘Varrit të Bamit’ në alarm:…

Banorët e pranë kopshtit Nr. 1, në zonën “Te Varri i Bamit”, po përballen prej më shumë se katër muajsh me një situatë alarmante dhe të rrezikshme për shëndetin publik. Era e rëndë e fekaleve e ka bërë jetesën e përditshme të padurueshme, duke i detyruar banorët të mbajnë dritaret të mbyllura në mes të vapës përvëluese. Sipas tyre, problemet me kanalizimet janë të vazhdueshme, ndërsa ndërhyrjet nga UKT kanë qenë të pasuksesshme për shkak të mungesës së mjeteve teknike dhe planifikimit të qartë.

Sipas Punonjësve, punonjësit e UKT-së kanë ardhur në disa raste, por kanë deklaruar se nuk kanë pajisje të përshtatshme si lopata të gjata apo materialet e nevojshme për zhbllokimin e tubacioneve. Madje, banorëve u është kërkuar të largojnë vetë makinat për të liruar rrugën, gjë që ka shtuar frustrimin. Para dy javësh, në përpjekje për të ndrequr problemin me ujërat e bardha, është hapur toka përpara hyrjes së pallatit, por pas ndërhyrjes janë lënë pas dheu i hapur dhe inerte, duke e përkeqësuar edhe më tej situatën.

Qytetari shkruan:

Pershendetje JOQ! Ju lutem na zgjidhni kete problem  te Varri i Bamit, kopshti nr. 1 se na është bere Jeta e pamundur. S’guxojmë te hapim dritaret se mbytemi me era fekale. Kemi mbi 4 muaj qe lajmërojmë tek UKT për rastin. Vijnë punëtoret por kane probleme teknike te tyre. S’kemi lopate te gjate për zhbllokim. S’kemi Dumdum. Lajmëro me thonë pallatin te heqin makinat sikur unë jam polic rrugor. Nuk kane një plan pune dhe .gjerat e tyre teknike. Para 2 javësh erdhën për ujerat e bardha se dilnin dhe ato poshtë nen toke se janë Amortizuar dhe kalbur. Hapen dheun prishen Hyrjen dhe i labe inertet po ashtu. Ujerat e zeza na dalin përpara hyrjes se pallati. UKT nuk iu përgjigjet telefonatave. Ju lutem bëni te mundur zgjidhjen e këtij problemi. Është kohe e nxehte viruset e bakteret janë bere pjese e jetës se përditshme tek shkalla jone

Në hyrjen e pallatit tashmë derdhen ujëra të zeza, duke përbërë një rrezik serioz për shëndetin e banorëve, sidomos në kushtet e verës kur rritet mundësia e përhapjes së infeksioneve. Përpjekjet për të kontaktuar UKT-në me drejtor Skerdi Drenova nuk kanë dhënë rezultat, pasi nuk iu janë përgjigjur telefonatave të përsëritura. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe zgjidhje të përhershme nga UKT e Drenovës dhe bashkia e Ristanit për këtë situatë të padurueshme që ka vënë në rrezik cilësinë e jetës dhe shëndetin e komunitetit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit