Banorët e Vorës në Protestë, kundërshtojnë planin e rindërtimit

Banorët e Vorës në Protestë, kundërshtojnë planin…

Banorët e Vorës kanë dalë sot në protestë, pasi kundërshtojnë planin për rindërtimin pas tërmetit. Sipas tyre po merren vendime pa asnjë konsultim publik.

Ata theksojnë se nuk i kanë bërë ndërtimet në mënyrë ilegale dhe kundërshtojnë shembjen.

Banorët shprehen se nga akt-ekspertimi është konstatuar se banesat nuk janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Gjithashtu thonë se nuk u është dhënë një përgjigje konkrete se çfarë do të ndodhë me ta, nëse do të kompensohen me një tjetër shtëpi apo do të dëmshpërblehen.

Ata kërkojnë takim me kryebashkiakun dhe kanë tentuar të hyjnë me forcë në Bashki, por janë përballur me forcat e policisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit