Banorët e fshatrave Zapod dhe Orgjost, në zonën e Kukësit, i janë drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar gjendjen e rëndë të infrastrukturës rrugore, duke treguar se prej kohësh jetojnë të izoluar dhe pa një rrugë të shtruar që t’i lidhë me pjesën tjetër të zonës.
Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e JOQ, në këto fshatra jetojnë rreth 500 deri në 800 banorë, të cilët përballen çdo ditë me rrugë në gjendje tejet të amortizuar, të mbushura me gropa dhe të vështira për t’u përshkuar edhe nga automjetet.
Banorët thonë se nuk kërkojnë ndërtime madhore apo investime të menjëhershme, por të paktën ndërhyrje minimale për mbushjen e gropave me zhavorr dhe nivelimin e rrugës, në mënyrë që automjetet të mund të kalojnë pa dëmtime dhe pa rrezikuar jetën e udhëtarëve.
“Edhe rrugët e bjeshkëve, që përdoren vetëm gjatë verës, nuk janë në këtë gjendje”, thuhet në denoncim.
Sipas qytetarit, kryepleqtë e zonës i janë drejtuar edhe kryetarit të bashkisë për të kërkuar një ndërhyrje minimale në infrastrukturë. Përgjigjja që kanë marrë ka qenë: “S’ka fonde!“
Banorët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të reagojnë dhe të ndërhyjnë për të garantuar një akses rrugor minimal për qindra familjet që jetojnë në këto zona.
Mbetet për t’u parë nëse Bashkia Kukës do të japë një përgjigje lidhur me situatën dhe shqetësimet e banorëve.
Denoncimi i plotë:
Përshëndetje stafi i “JOQ” Po ju shkruaj për një situatë skandaloze që prek qindra familje në verilindje të vendit, me shpresën se vetëm me ndërhyrjen e kamerave tuaja mund të lëvizë diçka.
Bëhet fjalë për fshatrat Zapod dhe Orgjost në rrethin e Kukësit. Aty jetojnë rreth 500 deri në 800 banor krejtësisht të izoluara, pa asnjë metër rrugë të shtruar. Infrastruktura është në një gjendje aq të mjerueshme sa as rrugët e bjeshkëve që përdoren vetëm gjatë verës nuk janë në atë katandisje. Banorët nuk kërkojnë as mrekulli e as autostradë overnight, por të paktën të sillen mjete për t’i mbushur gropat e mëdha me zhavorr e për ta niveluar, që të mund të kalojë një makinë pa u shkatërruar e pa rrezikuar jetën.
Më e rënda është përgjigjja e pushtetit lokal: Kur kryepleqtë kanë kërkuar llogari te kryetari i bashkisë qoftë edhe për një ndërhyrje minimale, përgjigjja e tij ka qenë: “S’ka fonde! Po deshe rri, po deshe jep dorëheqjen e ik!” A është kjo gjuha e një drejtuesi institucioni
