
Gjatë fushatës elektorale, kur ndërtimet pa leje lulëzojnë në qarkun e Shkodrës, institucionet u treguan të rrepta me një nënë me tre fëmijë jetimë.
Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Shkodrës ka proceduar penalisht dhe ka gjobitur Esmeralda Alijahajn, nënën e re me tre fëmijë të mitur, ngaqë fshati vendosi t’i ndërtonte një strehë modeste.
Pas ndarjes nga jeta të kryefamiljarit dhe për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike të familjes, komuniteti dhe Këshilli i Xhamisë u mobilizuan vullnetarisht për t’i ndihmuar.
Banorët kërkojnë që bashkia të tërheqë gjobën dhe procedimin penal, ose, në të kundërt, do të procedojë penalisht gjithë fshatin, sepse ata kanë kryer punimet.
Para një viti, kryefamiljari i familjes Alijahaj u nda nga jeta pas një ataku kardiak, dhe familja sot nuk ka asnjë ndihmë, përveç banorëve të fshatit.