Banorët në protestë: Oligarkët po ndërtojnë HEC! Duan të na marrin edhe ujin

Banorët në protestë: Oligarkët po ndërtojnë HEC!…

Prej disa ditësh, banorët e fshatit Kurdari në bashkinë e Klosit janë ngritur në protestë për të kundërshtuar ndërtimin e një hidrocentrali nga firma “Doma” e Selim dhe Dorian Domës.

Protestuesit pretendojnë se projekti rrezikon t’u marrë përfundimisht ujin e pijshëm dhe burimet natyrore të fshatit, duke i lënë ata pa ujë për bujqësi dhe jetesë.

Sipas tyre, pavarësisht protestave të përditshme, kompania vijon punimet e shoqëruar nga fadroma dhe makineri të rënda, duke u mbështetur në një leje të lëshuar nga kryetarja e Bashkisë Klos, Valbona Kola.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për të ndalur projektin, duke paralajmëruar se do të vazhdojnë protestat deri në anulimin e punimeve.

Pamjet e siguruara për JOQ tregojnë grumbullimin e dhjetëra qytetarëve përpara mjeteve të ndërtimit, mes një tensioni të shtuar mbi fatin e ujit të pijshëm të komunitetit.

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit