Banorët në Roskovec protestë për kanalet e ndotura, institucionet s'kanë fonde

Banorët në Roskovec protestë për kanalet e…

Banorët e fshatit Vidhishtë në Roskovec janë ngritur në protestë pasi kërkesa e tyre për pastrimin e kanalit të fshatit nuk është dëgjuar nga institucionet!

Banorët kanë bërë shpesh kërkesë për ndërhyrjen e bashkisë Roskovec, pasi në atë kanal që përshkon më shumë se 1 km zonë të banuar, ka mbeturina të shumta, madje ai shërben për ujitjen e të mbjellave për shkak se është porta kryesore shkarkuese e rezervuarit të Kurjanit. Por ardhja e verës dhe rritja e temperaturave, ka risjellë shqetësimin e kahershëm të banorëve të cilët i frikësohen përhapjes së sëmundjeve.

Po nuk u pastrua të gjitha ça vijnë nga lart, ujërat e banjove aty qëndrojnë. Po kush po e bën. Sa herë kemi ngritur zërin, nuk e çan kokën njeri”, tha një banor.

Për rastin është në dijeni dhe kryebashkiakia e Roskovecit Majlinda Bufi, e cila në një intervistë të dhënë për mediat, ka hequr përgjegjësinë nga vetja, duke u shprehur se kanali është në administrimin e ‘Bordit Rajonal të Kullimit në Fier’. Por këta të fundit nuk kanë ndërhyrë për shkak të mungesës së fondeve.

Deri në momentin e sigurimit të fondit, shpresojmë që banorët e Vidhishtës të mos i kapë ndonjë sëmundje!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit