
Ndërsa dita e zgjedhjeve po afron bashkitë kanë nisur përgatitjet për ambientet e votimit. Nuk kishte ndodhur më parë, por këtë vit banorët e lagjes ‘numër 14’ në Yzberisht, pranë Bulevardit ‘Migjeni’ do duhet të votojnë në 22 kontejnerë.
Mësohet se, në çdo kontejnerë janë të afishuara edhe listat me emrat e votuesve. Por, ka disa probleme, pasi të shumtë janë ata qytetarë që ende nuk e kanë gjetur emrin e tyre të afishuar.
Qytetarët thonë se asnjë nuk ka ardhur që t’i orientojë apo t’ju tregojë se ku e kanë të vendosur emrin dhe ato të tjerë që e kanë gjetur thonë se emri i tyre është i ndarë nga të tjerë familjarë të tyre.
Kjo është hera e dytë që qytetarët e Yzberishtit, ju thuhet të votojnë në kontejnerë. Brenda kontejnerëve të vendosura karriget dhe tavolinat ku do të qëndrojnë komisionerët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve.