Banori bën deklaratën revoltuese/ 'Këmbëzbathur do të shkoj deri në Kukës e të votoj kundër Rilindjes!'

Banori bën deklaratën revoltuese/ ‘Këmbëzbathur do të…

“Këmbëzbathur do shkoj të votoj kundër Rilindjes”.

Deklarata revoltuese është bërë nga një banor i Kukësit, në një takim me Flamur Hoxhën, drejtuesin Politik të PD për këtë qark.

“Tri fshatra të Kukësit janë bllokuar nga shembja e rrugës prej më shumë se një muaji dhe asnjë veprim nuk është ndërmarrë nga “Rilindja” dhe bashkia’, 0 tha Hoxha. – 4 km rrugë që lidhin 4 fshatra janë lënë në gjëndje skandaloze dhe kjo është zona më e pasur me minerale nëntokësore, por ku mbi 72% e familjeve vuajnë në varfëri ekstreme!”

“Edhe në Kukës ta çojnë qendrën e votimit, – tha njeri prej banorëve të zonës, – në këmbë me 11 pjesëtarët e familjes do shkojmë të votojmë!”

“Nga bllokimi i rrugës fëmijët prej 4 javësh nuk shkojnë në shkollë, nuk ka as infermier për të bërë qoftë edhe një gjilpërë, çdo ditë e më shumë fshati po braktiset”, tha një banor.

Malziu është një zonë e lënë pas dore nga pushteti i Rilindjes, deri edhe pa ujë e pa drita, por më e vendosur se kurrë për t’i dhënë fund, regjimit rilindas!

E pikërisht këtu, ka vërejtur Hoxha në takimet e tij, anëtarët e Partisë Socialiste e grisën testerën të zhgënjyer nga kjo keqqeverisje.

Rilindjes i erdhi fundi! Partia Demokratike do ta kthejë pushtetin tek qytetarët. #ShqipëriaFiton me Lulzim Bashën Kryeministër,” garantoi drejtuesi politik i PD për qarkun e Kukësit, Flamur Hoxha.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit