Banori i “5 Majit” futi mik Kastron dhe e quajti gejush, Lali Eri u "tërheq veshin" gazetarëve: Pse ia vutë mikrofonin

Banori i “5 Majit” futi mik Kastron…

Gjatë ditës së sotme është parashikuar shembja e 3 banesave në 5 Maj, teksa në një deklaratë për mediat, një nga qytetarët është shprehur me ironi se do të kërkojë nga Kastro Zizo që shtëpitë të mos prishen. Ndër të tjera, banori i drejtohet Veliajt me termin gejush, ndërsa thekso se nuk duhet të drejtojë Bashkinë e Tiranës. Pas kësaj ka reaguar Erion Veliaj. Lali Eri ka thënë se banorët duhet të firmosin një kontratë që të jetojnë në pallate dhe jo me në banesat e tyre ndërsa ka reaguar edhe për fjalët që një banor i ka thënë Veliajt, pasi ky i fundit po i shemb shtëpinë.

Veliaj

Përfundimi i kësaj faze do jetë si Astiri dhe Liqeni. Tirana do modernizohet. Nuk ndërtohet në Lanë, nuk ndërtohet tek bregu i Lumit. Do i marrin metrat katrorë si gjithë të tjerët. Kontratat janë firmosur nga unë. Kundërshton një pjesë e vogël, e cila ka muaj të tërë të cilët shoqërohen nga politikanë dhe do i braktisin. Politikanë të cilët nuk ndajnë dot selinë e tyre nuk zgjidhin dot gjë. At banorë të zgjedhin o familjen, o partinë. Puna na do që të punojmë me 99 njerëz të mirë dhe me një rrugaç. Kur t’i i vë mikrofonin dikujt si një peshkaqen fajdesh dhe subjekt i OFL si rasti i dy vëllezërve Marku. Askush nuk e kërcënon kreun e bashkisë së Tiranës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit