Banori në Bërxullë: Kanë nxjerrë sekserë për të manipuluar protestuesit

Banori në Bërxullë: Kanë nxjerrë sekserë për…

Një prej protestuesve të Bërxullës ka deklaruar për mediat se bashkia ka futur njerëz që të manipulojnë protestuesit për t’i dhënë votën, kur akoma nuk i kanë dhënë zgjidhje këtij problemi.

Ai deklaroi se qeveria ka vënë në lëvizje sekserë për të firmosur aktet noteriale. Banori pohoi se ishte në dijeni të këtij projekti, pasi ka qenë pjesë e administratës. Dhe sipas tij, atëhërë flitej për devijim të rrugës ose për shpërblim të plotë të banorëve, ndërsa projekti në fillim ishte me dyshime për shkak të problemeve në disa pika.

Vijnë vetëm përdorin 2, 3 sekserë, premtojnë gjëra të rreme. Ça kanë premtuar për 30 vite s’kanë bërë asgjë. As rrugë, as drita. Përdorin ca sekserë që marrin akte noteriale nëpër banesa, gënjejnë pronarë banesash që t’i çojnë drejt firmosjes së akteve noteriale. Dijeni keni pasur për projektin, si pjesë e administratës që të punoja për fshatin tim, por e mallkoj atë ditë që kur u ktheva nga emigracioni. Ka vetëm mbledhje, zgjidhje ekuacionesh se si ta shfrytëzojnë popullit. Ne i kemi me dokumente pronat”, tha ai.

Banorët e Bërxullës kanë 7 muaj që protestojnë kundër ndërtimit të aksit ‘Thumanë-Kashar’, segmenti 20.9 kilometrash pjesë e autostradës Milot –Fier. Ato nuk bien dakord me vlerën e shpronësimit për banesën dhe tokën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit