
I mërzitur, me lot në sy dhe zërin që i dridhet, personi në pamje është Beqir Alqerepi.
Ai shprehet se para 4 ditësh, fadromat e IKMT, policia bashkiake dhe ajo e rendit i kanë shkatërruar oborrin para shtëpisë, pasi Gëzim Islami, administrator i firmës ERALD-G, me krahë të ngrohta në shtet kërkon të ndërtojë një parking. Islami është komshi me zotin Beqir, teksa shton se vetëm lulishtja e tij është prishur dhe asnjë metër katror tjetër në Laprakë nuk është prekur.
Beqir Alqerepi kërkon të jetë i qetë në shtëpinë e tij, ndërsa shprehet se është i rrezikuar me prishjen e oborrit të tij.