Banorja që trazoi ujërat në Big Brother VIP, kërkesa e saj: Dua të stërvis vithet!

Banorja që trazoi ujërat në Big Brother…

Gazetarja Top Channel e emisionit Fik Fare, Paloma e njohur për ekspresivitetin e saj u bë pjesë e Big Brother VIP. Një personazh energjik dhe me shumë gjëra për të dhënë në shtëpinë e BBV.

Ajo është banorja e katërt që bëhet pjesë e Big Brother VIP.

Ajo është cilësuar si më kapricozja për shkak të luhatjeve që ka pasur për t’u bërë pjesë e reality shoë.  Një ndër kërkesave të saj është që të stërvisë vithet pasi i ka vënë qëllim vetes që të jetë në super formë verës që vjen

“Jam Rudina ose Paloma, kam një karakter të fortë. I qëndroj besnike qëllimit tim. Sfida ime më e madhe është të qëndroj larg vajzës, jemi mësuar të rrimë bashkë dhe kjo është… Big Brother, të lutem, jam e apasionuar pas palestrës dhe rolin e personal trainer e dua ta kem aty, tre herë në javë, të stërvis vithet se i kam vënë detyrë vetes të jem super në formë verës që vjen”, tha Paloma.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit