Bologna barazoi 3-3 ndaj Juventusit në shtëpi, në ndeshjen e Serie A.
Ndeshja u zhbllokua pas vetëm dy minutash, me tifozët që “shpërthyen” në festë. Calafiori përfitoi pas një rrëmujë në zonë, duke dërguar topin në rrjetë.
Një aksion me shumë pasime për ekipin e Thiago Mottës përfundoi më së miri në minutën e 10-të, krosimi i Urbanskit gjeti Castron, i cili s’fali me kokë.
Në pjesën e dytë, Calafiori thelloi shifrat, gëzimi zgjati pak pasi Juventusi barazoi me golat e Chiesas, Milik dhe Yildiz.
Bologna është në vendin e 3-të, Juventus në vendin e katërt.