Barca në telashe, dëmtohet Lionel Messi

Barca në telashe, dëmtohet Lionel Messi

Kur kanë mbetur më pak se dhjetë ditë deri në rifillimin e La Ligas, të gjitha alarmet te Barcelona janë ndezur.

Sipas medieve në Spanjë, Lionel Messi ka pësuar një dëmtim në fund të seancës stërvitore ditën e martë, ku i është nënshtruar menjëherë testeve të nevojshme.

Të njëjtat informacione thonë se lojtarit i duhet një pushim i shkurtër për t’u rehabilituar nga ai lëndim, duke bërë që të humbas ndeshjen e parë të rikthimit të La Ligas kundër Mallorca.

Lëndimi që ka pësuar Messi merr kohë shtatë deri në dhjetë ditë për t’u kaluar, andaj argjentinasi nuk do të mund të ndihmojë shokët e skuadrës në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 28-të.

La Liga rikthehet më 11 qershor me ndeshjen Sevilla – Betis, ndërsa sfida mes Mallorca dhe Barcelonës luhet më 13 qershor. Pas 27 xhirove, Barcelona kryeson në La Liga më 58 pikë, dy më shumë se rivalët e Real Madrid.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit