Barcelona harton një kontratë dyvjeçare për Lionel Messin

Barcelona harton një kontratë dyvjeçare për Lionel…

Lionel Messi është gjithnjë e më afër rikthimit të tij të madh në Barcelonë verën e ardhshme. 

Në fillim të javës, shtypi ndërkombëtar raportoi se mes dy palëve tashmë ka një marrëveshje verbale që superylli argjentinas të kthehet në Barcelonë, pas dy vitesh që qëndroi në Paris Saint-Germain.

Mesditen e sotme raportet e katalanasve e çuan gjithë çështjen një hap më tej, duke theksuar se kontrata që do të nënshkruajë Messi do të zgjasë dy vjet dhe do të jetë e vlefshme nga 1 korriku 2023 deri në qershor 2025.

Në fakt, drejtuesit e Barcelonës po përgatitin një “pritje” shumë të madhe për rikthimin historik të Messit, me një festë në “Camp Nou” në qershor, në prani të 105 mijë tifozëve të skuadrës./ Barcauniversal

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit