Nga sot, mbajtja e maskës është bërë e detyrueshme në të gjitha vendet e mbyllura publike të Francës.
“Një detyrim ky, ndërkohë që vatra të tjera infeksioni janë zbuluar, rreth 400-500”, sipas ministrit francez të Shëndetësisë.
Ata që nuk zbatojnë këtë rregull gjobiten me 135 euro.
Ndërkohë, në plazhet e bregdetit të Atlantikut, pushuesit janë të shumtë dhe distanca sociale nuk respektohet gjithmonë.
Përtej Pireneve, në Katalonjë, autoritetet u kërkojnë banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
Në Barcelonë, kinematë, diskot dhe palestrat janë urdhëruar të mbyllen. Nëse situata nuk përmirësohet brenda dy javësh, një kufizim i plotë mund të rivendoset.
Në Greqi, popullsia e ka të detyrueshme mbajtjen e maskës në disa vende të mbyllura publike, siç janë supermarketet.
Në Austri, autoritetet kanë forcuar kontrollet e tyre kufitare, si nga toka ashtu edhe nga ajri. Fluturimet nga disa qytete të Europës Lindore si Bukureshti apo Sarajeva janë ndaluar.