Barcelona nuk heq dorë nga Pjanic, Juve i kërkon dy lojtarë

Barcelona nuk heq dorë nga Pjanic, Juve…

Pavarësisht refuzimit të Arthur Melo për tu transferuar në Torino, Juve dhe Barcelona vijojnë negociatat ndërmjet tyre për Miralem Pjanic. Boshnjak mbetet objektivi kryesor i Barcelonës për të përforcuar mesfushën, fakt për të cilin është vënë në dijeni edhe Juventus. Sipas “Mundo Deportivo”, “Zonja e Vjetër” ka kthyer vështrimin nga dy lojtarë të tjerë të Barçës duke qenë të vetëdijshëm për dëshirën e lojtarit dhe pamundësinë e klubit blaugrana për të paguar kesh.

Preferenca e parë e bardhezinjve është Ousmane Dembele, ndërsa e hapur mbetet edhe pista Arturo Vidal. Për rastin e parë, dëshira e Juves është të transferoj Dembele në formë huazimi me të drejtë blerje. Problemet e shpeshta me dëmtimet ka bërë që Juve të jete skeptike për formën e sulmuesit francez, për këtë arsye e kërkon në formë huazimi. Sfida më e madhe e klubit torinez është përfshira e Vidal në negociatat për kalimin e Pjanic në “Camp Nou”. Mesfushori kilian do të ishte i mirëpritur në Torino, klub ku është aktivuar për katër sezone. Vidal gjithashtu është një objektiv edhe i Inter pasi sponsori i tij më i madhe mbetet Antonio Conte.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit