Barcelona tjetër “sulm” Interit për Lautaro Martinezin, i ofron 70 milionë euro dhe mbrojtësin

Barcelona tjetër “sulm” Interit për Lautaro Martinezin,…

Barcelona nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Lautaro Martinez, tani që ka gjetur marrëveshjen me lojtarin për 5 sezonet e ardhshme për një shumë prej 12 milionë eurosh në sezon.

Sipas katalanases ‘El Mundo Deportivo’, klubi spanjoll i ka ofruar Interit shumë prej 70 milionë eurosh plus kartonin e mbrojtësit Junior Firpo, të cilin e vlerëson 41 milionë euro për të arritur kështu shumën prej 111 milionësh eurosh për prishjen e klauzolës së Martinezit me Interin.

Megjithatë sipas Sportmediaset, Interi nuk do e pranojë këtë ofertë të fundit të Barcelonës por është i hapur për marrveshje nëse ekipi spanjoll e rrit edhe me 20 milionë euro të tjera ofertën duke e çuar në 90 milionë plus ndonjë lojtar katalanas.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit