Zbardhen lëvizjet nga sistemi TIMS për Përparim Ademi, bashkë me motrat shkoi dhe në Maqedoni e Itali

Zbardhen lëvizjet nga sistemi TIMS për Përparim…

Vitet e fundit Përparim Ademi ka lëvizur më shumë se 30 herë jashtë Shqipërisë. Kjo u zbulua falë sistemit TIMS ku ndër të tjera thuhet se në 12 vitet e fundit autori i vrasjes së dy motrave në Astir që nga viti 2008 ka qënë në Greqi më shumë se 18 herë.

59-vjeçari në atë periudhë ka udhëruar 3 herë në Maqedoninë e Veriut, dhe 9 herë të tjera drejt Italisë.

Udhëtimi i fundit i tij jashtë vendit ka qenë në Greqi, janarin e vitit 2020, ku qëndroi 1 javë. Në këto udhëtime thuhet se autori i krimit ka qënë i shoqëruar nga dy motrat Metani dhe Bardhi si dhe nga bashkëshortja e tij. Këto lëvizje janë shumë dyshuese pasi për Ademin janë ngritur akuzat për trafikim fëmijësh në zonën e Selanikut./dosja.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit