I lexoi emrin, delegati nxjerr bllof Bardhin: Atë ditë kam votuar pro shkarkimit të Bashës

I lexoi emrin, delegati nxjerr bllof Bardhin:…

Pas shumë orëve, PD e Bashës, konkretisht Gazment Bardhi, lexoi më në fund të gjithë emrat e delegatëve pjesëmarrës në takimin e 18 dhjetorit. Në deklaratën e tij, teksa citon emrat e pjesëmarrësve, përmendi edhe Ilir Dervishin, si delegatë që ka marrë pjesë në Kuvendin e 18 Dhjetorit. Por fill pas kësaj ka ardhur reagimi i vetë Dervishit, i cili përmes një postimi në Facebook, përgënjeshtron Bardhin dhe deklaron se i vetmi Kuvend ku ka marrë pjesë është ajo, e shkarkimit të Bashës, mbajtur më 11 Dhjetor në stadiumin Air Albania,

Postimi i plotë i Ilir Dervishit:

Sqarim për demokratët e Krujës dhe të gjithë miqtë e mi..!

Sot nga selia e Partisë Demokratike më është përmendur emri nga dy deputetë si pjesëmarrës në mitingun e datës 18 dhjetor.

Dua të sqaroj se unë kam marrë pjesë në të vetmin kuvend legjitim, atë të 11 dhjetorit i thirrur nga delegatët, dhe me 18 dhjetor kam qenë pjesë e proçesit të referendumit në grupin e punës së degës së Krujës.

Ngjashmëria ime e emrit me një funksionar tjetër të PD nuk ka të bëjë me mua si individ, dhe dua të përgënjështroj përdorimin e emrit tim, përkushtimi im është në zbatim të vullnetit të demokratëve krutanë dhe shqiptarë për një PD: #MëTëBashkuar #MëTëFortë #MëTëHapur

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit