Baret dhe restorantet rrisin çmimet me 20%-30%

Baret dhe restorantet rrisin çmimet me 20%-30%

Rritja e çmimeve nuk din të ndalet. Pas furrave të bukës, restorantet dhe baret kanë paralajmëruar se do të rrisin çmimin e shërbimeve.  Përfaqësues të Shoqatës së bareve dhe Restoranteve tregojnë se çmimet do të rriten 20 deri 30%. Ata shprehen se janë detyruar të marrin këtë vendim pasi janë rritur shumë çmimet e produkteve furnizuese dhe  pagat e punëtorëve për shkak të mungesës së tyre.

“Në shërbime, si restorante çmimet janë rritur 20 deri 30% nga shtrenjtimi pa fre i mallrave furnizuese dhe rrogat mbi 30% të punonjësve të shërbimit, që nuk gjenden. Pra është reflektim i gjithë faktorëve që kanë rënduar këtë sektor.

Gjithashtu deri më sot restorantet kanë funksionuar me njerëz që nuk janë të sektorit dhe çmime të ulëta. Çmimet po shkojnë drejt nivelit që të drekosh në restorant nuk është më lirë se sa të drekosh në shtëpi. Pra po shkohet drejt një normaliteti të tregut”, pohuan përfaqësues të shoqatës.

Gjithashtu, ata tregojnë se me afrimin e sezonit turistik po përballen me mungesë të theksuar të fuqisë punëtore. Për sektorin e bareve dhe restoranteve sipas të dhënave të shoqatës ka një mungesë prej 15,000 punonjësish, ku shkaku kryesor është emigracioni në masë i të rinjve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit