Bariu gjen një snajper të groposur në Tragjas të Vlorës

Bariu gjen një snajper të groposur në…

Një zbulim i pazakontë është bërë në fshatin Tragjas të Vlorës, ku një bari ka gjetur një armë të tipit snajper, të mbështjellë dhe të groposur nën tokë.

Ngjarja ka ndodhur rreth një muaj më parë, por është bërë publike vetëm së fundmi. Bariu, pasi ka konstatuar praninë e armës së fshehur, ka njoftuar menjëherë policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe e ka sekuestruar atë.

Pas marrjes në dorëzim, Policia e Vlorës e ka dërguar armën në Tiranë për ekspertizë balistike. Përmes ekzaminimeve, synohet të verifikohet nëse snajperi është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale dhe nëse mund të sigurohen gjurmë që do të ndihmonin në identifikimin e personave që e kanë poseduar apo fshehur.

Deri më tani, nuk ka të dhëna zyrtare mbi origjinën e armës, kohën kur është groposur apo arsyet që kanë çuar në fshehjen e saj në këtë zonë.

Përgjigjet pritet të vijnë nga ekspertiza balistike, e cila mund të zbardhë nëse arma ka lidhje me ndonjë ngjarje kriminale të mëparshme.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit