“Barkmëdhenjtë” e Buxhetit të Shtetit bëhen bashkë e hanë paratë e popullit! Nga Tani i Kakomesë tek Angjeli

“Barkmëdhenjtë” e Buxhetit të Shtetit bëhen bashkë…

A e dinit se zotëruesit e kompanive të sigurimit janë disa prej personave më të pasur në vend? Në procedurën e prokurimit publik që do të analizojmë ditën e sotme, do të shohim se këta biznesmenë kanë futur duart e tyre të gjata në Buxhetin e Shtetit dhe e kanë mbushur barkun e tyre të madh në bashkëpunim me njëri-tjetrin edhe me taksat e popullit shqiptar. Njëri prej këtyre oligarkëve zotërues të njërës prej kompanive që tenderi i është dhënë në shkelje, është një prej gllabëruesve të Kakomesë.

Bëhet fjalë për një tender të dhënë Atlantik – Shoqeri Sigurimesh në bashkëpunim me Ansig nga Spitali Rajonal Durrës me objekt: “Sigurimi i Ndërtesave Për Spitalin Rajonal Durrës”, me vlerë sa 99% i Fondit Limit, 23 Milionë Lek pa TVSH. Tenderi është shënuar me FLAMUR TË KUQ për Mungesë Konkurrencë, pasi kompanitë e vetme që kanë marrë pjesë në këtë tender janë fituesit dhe ata janë shpallur të tillë duke konkurruar me veten. Një abuzim total me fondet e shëndetësisë nga ana e titullarëve të institucioneve shëndetësore, duke ia ndarë këto të fundit, oligarkëve e biznesmenëve si t’iu teket, për përfitime e afera personale.

Atlantik është në pronësi të Dritan Çelaj. Ju kujton gjë ky emër? Epo nëse ju duket i dëgjuar po jua rikujtojmë që është njeri prej gllabëruesve të tokës së Kakomesë nga banorët e Nivicës, çështje për të cilën ka përfunduar në SPAK së bashku me ortakët e tij, Luan Lekën e EHW, Shaban Meminë etj. Çelaj akuzohet për falsifikimin e 15 dokumenteve zyrtare e private të banorëve; vjedhjes me anën e mashtrimit të pronës private e shtetërore dhe korrupsion me zyrtarët e shtetit, akuzë kjo e fundit që qëndron duke marrë parasysh edhe artikullin e sotëm.

Rezulton se Luan Bregasi është kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë. Administratori i Birra Tirana, dhe krushku i Bamir Topit, përfitues i çdo ngjyre pushteti, por sidomos bashkisë Tiranë, duke qenë se ka qenë edhe nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, që me disa oligarkë të tjerë grabitën pronat e qytetarëve te “5 Maji” në Tiranë.

DRITAN ÇELAJ

LUAN BREGASI

Ansig, zotërohet me 90% nga Piro Angjeli dhe 10% nga Edlir Ruka. Prapa kësaj kompanie thuhet se përfshihet një politikan me mbiemër të njëjtë me shefin e madh. Lidhjen bëjeni vetë…

EDLIR RUKA

Në lidhje me aferat korruptive politikë të këtyre personazheve të bërë bashkë për të përfituar nga paratë publike qyl, për shkak të statusit të tyre të privilegjuar si aleatë të pushteteve, do të flasim në vijim. JOQ ALBANIA

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit