“Barku u zvogëlua, zemra u zmadhua”, Eliona Pitarka poston foton me vogëlushen e saj

“Barku u zvogëlua, zemra u zmadhua”, Eliona…

Aktorja e njohur, Eliona Pitarka, është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë vogëlushen e saj vetëm dy ditë më parë. Gjatë gjithë kësaj kohe e ka thërritur me përkëdheli “Pupushe” dhe ndihet në qiellin e shtatë nga gëzimi.

Ajo ka publikuar në “Instastory” një foto ku shfaqet me të bijën në spital, teksa qëndrojnë të dyja të shtrira pranë njëra-tjetrës. “Më në fund është këtu”- ka shkruar Eliona krahas fotos së ëmbël e cila na i shkriu zemrat.

Sot, Eliona na ka treguar për herë të parë portretin e të voglës së saj, me një video shumë të ëmbël ku shfaqet duke e mbajtur në kraharor.

“Barku u zvogëlua, zemra u zmadhua”- shkruan aktorja. Ndërkohë, ende nuk dihet ç’emër ka vendosur çifti për bebushen që do të kthehet tashmë në kryefjalën e ditëve të tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit