Pas aksidentit të rëndë të autobusit në autostradën Tiranë–Durrës, një qytetar ka ngritur shqetësimin për barrierat metalike të vendosura përgjatë segmentit të sapo rikonstruktuar, duke treguar se ato nuk janë të instaluara sipas standardeve të sigurisë.
Sipas denoncimit të mbërritur në redaksi, barrierat kanë skaje të hapura që, në rast përplasjeje, mund të depërtojnë në automjet dhe të rëndojnë pasojat për drejtuesit apo pasagjerët, në vend që të amortizojnë goditjen, siç ndodhi me autobusin që po kthehej nga Berati ku shoferi humbi jetën dhe 12 persona u plagosën.
Qytetari kërkon që institucionet përgjegjëse të kryejnë një verifikim urgjent të mënyrës së vendosjes së tyre pasi barrierat duhet të jenë të projektuara në mënyrë që ta devijojnë ose ta ndalojnë mjetin, jo të kthehen në një rrezik shtesë.
Denoncuesi kërkon që autoritetet të inspektojnë jo vetëm këtë segment të autostradës Tiranë–Durrës, por edhe akse të tjera rrugore ku, sipas tij, janë përdorur e njëjta mënyrë instalimi.
Denoncimi i qytetarit:
Si jeni ? Ketu eshte vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me.ate minibus qe pati disa te vdekur! A mund ta publikosh se po na vrasin me dashje ska asnje vend te botes ku mund te vendosen barierat “mbrojtese” si thik shikoje atje mund te ndodh serisht aksident dhe mund te coptohet serisht tek barierat ajo eshte vendosur ne menyre te gabuar..
Duhet vendosur ne forme Y te vij duke u ngulur ne toke qe mos i sharroje makinat por ti ndaloje dhe ti mbaj ne karrexhade. Eshte e frikshme dhe ke kudo neper rruge te vendosura ne kete menyre dhe ju jeni koshient sa njerez kane vdekur ngaqe kane hyr brenda ne makine barrierat “mbrojtese” vetem te tilla nuk jane
Per faj te ketyre barrierave u plagosen ata me autobus se jan jasht standartit duhet te jen ne forma te tjera Komplet rruge re eshte len keshtu
Si duhet të jenë
