Basha bën lojën e Ramës, lë jashtë listave aleatët dhe përçan koalicionin opozitar

Basha bën lojën e Ramës, lë jashtë…

Basha bën lojën e Ramës, lë jashtë listave aleatët dhe përçan koalicionin opozitar

A po punojnë bashkë Edi Rama dhe Lulzim Basha? Dyshimet janë hedhur në mënyrë të përsëritur, ndërsa publikisht, kryetari i Partisë Demokratike ka mohuar kategorikisht të tillë zëra.

Por, ajo që po ndodh në skenën politike tregon qëndrim harmonik mes Ramës dhe Bashës.

Kryeministri Edi Rama është akuzuar se qëndron pas kërkesës së opozitës së re për ndalimin e koalicioneve parazgjedhore – që nëse realizohet – godet politikisht partitë e vogla.

Akuza është artikuluar dhe nga veta kryetari i demokratëve.

Por, ajo që po ndodh së fundmi tregon se Basha po i shkon pas qëllimit të kreut të qeverisë, për të nxjerrë jashtë loje partitë e vogla.

Mësohet se ka pasur një përçarje brenda koalicionit opozitar, që jo shumë kohë më parë, kanë tentuar gjithnjë të shprehin një qëndrim unifikues e të tregojnë idenë se janë të bashkuar.

Megjithatë, edhe në kanë qenë, asgjë nuk zgjat përgjithnjë…

Mësohet se Lulzim Basha ka vendosur që të lërë jashtë listave të Partisë Demokratike aleatë si Agron Dukën, kreun e PAA-së dhe Nard Ndokës, drejtuesin e PDK-së.

Një lëvizje kjo që i shkon për shtat Ramës dhe qëllimit të tij për të nxjerrë jashtë loje partitë e vogla. Të jetë një koordinim me “çunin e mirë artist” Lulzim Basha – siç e quan shefi i ekzekutivit?

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit