Basha bën thirrje për ndryshim: Kostoja e jetesës është rritur, Rama duhet të largohet!

Basha bën thirrje për ndryshim: Kostoja e…

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka publikuar një tjetër video në rrjetet sociale, ku bën edhe njëherë qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama përgjegjës për varfërinë në vend.

Basha shkruan ndër të tjera se pas tetë vitesh kostoja e jetesës është rritur dita-ditës. Kreu i demokratëve bën thirrje për ndryshim. Sipas tij kryeministri Rama duhet të largohet.

“Pas 8 viteve të dështimit të Ramës, pasi kostoja e jetesës është rritur dita-ditës, ka ardhur koha për ndryshim. Rama duhet të largohet, dhe ne do të sjellim një të ardhme më të mirë për Shqipërinë”, shkruan Basha.
/tpz

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit