Basha e pranon haptazi: Edhe ish-qeverisja e PD ka patur korrupsion, të shkëputemi nga e kaluara e keqe

Basha e pranon haptazi: Edhe ish-qeverisja e…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gajtë një conference për mediat nga selia blu pranoi se edhe qeverisja e dikurshme e frcës politike që ai sot drejton  ka pasur korrupsion. Përpos këtij fakti, ai shpreh vendosmërinë për ta luftuar. .

 Lulzim Basha:

Goditja të jetë e vërtetë të mos mjaftohet me ‘koka turku’. Natyrisht Lefter Koka nuk është thjesht një ‘kokë turku’ se ishte ministër. Por siç e thashë dje nuk mund t’i bënte i vetëm. Edhe ish qeverisja e PD ka pasur korrupsion jemi të vendosur ta luftojmë edhe atë. Nuk mund të ketë ndryshim për shqiptarët. E di që shpesh kjo retorikë është bërë bajate. Sa herë kemi dalë ne denoncime edhe qytetarët kanë folur për korrupsionin e qeverisjes sonë. Por ne jemi të vendosur të ecim përpara, të shkëputemi nga e kaluara jonë e keqe, dhe te zgjedhim të ardhmen që vetëm ne mund ta sjellim për shqiptarët!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit