Basha e shkarkoi nga Komisioni e paralajmëroi dhe për përjashtim, Flamur Noka merr goditjen tjetër

Basha e shkarkoi nga Komisioni e paralajmëroi…

Mbrëmjen e djeshme Lulzim Basha shkarkoi Flamur Nokën nga Komisioni i Sigurisë. Ai ishte në pozicionin e zëvendës kryetarit. Më pas ai e paralajmëori përmes një njoftimi për mediat të dalë nga PD, se do ta përjashtojë dhe grupi parlamentar.

 “ABC” raportoi se lideri i PD-së mbrëmjen e djeshme mblodhi katër n/kryetarët e partisë, Jorida Tabaku, Grida Duma, Alfred Rrushaj, Enkelejd Alibeaj, por edhe sekretarin e përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi me të cilët vendosi fatin e Flamur Nokës.

Vetë Lulzim Basha e ka telefonuar Flamur Nokën duke e njoftuar se e ka shkarkuar nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë dhe gjithashtu e ka paralajmëruar se nëse vazhdon këtë rrugë që ka nisur do të përjashtohet nga grupi i PD-së.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit