“Basha është kryeministri jonë i ardhshëm”/ Ndoka: Në tetor do kemi zgjedhje

“Basha është kryeministri jonë i ardhshëm”/ Ndoka:…

“Tetori do jetë një muaj zgjedhjesh”. Kështu deklaroi kryetari i Partisë Demokristiane dhe aleati i Lulzim Bashës, Nard Ndoka.

Kreu i PDK-së tha pak më parë se opozita joparlamentare njeh Lulzim Bashën si kryeministër të ardhshëm, ndërsa tregoi se po shikojnë listat me kandidatët.

“Ne njohim kryeministrin e ardhshëm që është zoti Basha. Lista nuk është e mbyllur asnjëherë. Ne po futemi në një garë politike. Çdo parti operon me departamentin e vet. Kemi një lloj vëmendje te personazhet që dalin e flasin për ekonominë, mbrojtjen. Edhe vetë zoti Basha po i analizon të gjithë potencialet që ka, eksponentët, kontributet që vijnë nga aleatët. Ne kemi arritur të formalizojmë kryeministrin e ardhshëm”, u shpreh ai në emisonin “Top Talk”.

Teksa u pyet nëse i qëndrojnë sërish kërkesës së tyre për zgjedhje të parakohshme, aleati i kryedemokratit pretendon se në tetor vendi do të shkojë në zgjedhje.

“Tetori do jetë një muaj zgjedhjesh. A do jenë zgjedhje lokale, a do jenë zgjedhje parlamentare nuk mund ta them. E para unë gjykoj që për vendin ne të kemi një orë e më parë zgjedhje të parakohshme për faktin se ne jemi në një krizë shumë të thellë. Rama është një kryeministër i paorientuar dhe është një dëm shumë i madh për vendin tonë. Kauza jonë është për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Rotacioni është i pashmangshëm”, theksoi Ndoka. /cna.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit