Basha i përgjigjet Ramës: ‘Tirja’ i qeverisë vetëm propagandë dhe dështim në këto 8 vjet

Basha i përgjigjet Ramës: ‘Tirja’ i qeverisë…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur kryeminisrtit Edi Rama pas ironive të këtij të fundit. Përmes një postimi në ‘Twitter’ lideri demokrat thekson se Rama nuk i mbulon dot dështimet e ‘Tires së qeverisë’.

REAGIMI I BASHES

Mijëra familje shqiptare po vuajnë nga përmbytjet, ngrica, pandemia dhe kriza ekonomike, ndërsa Tirja i qeverisë e ka mendjen të gajaset në Tëitter. Asgjë nuk i mbulon dot dështimet e Tires së qeverisë, as skandalin e darkës luksoze në Dubai, as shumëfishimin e pasurisë së tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit